Kryeministri, Edi Rama, mëngjesin e kësaj të mërkure ka mbledhur në selinë rozë kryesinë e Partisë Socialiste.

 

Në një komunikim për mediat kreu i qeverisë u shpreh i bindur se PS do të ketë një rezultat kuptimplotë më 14 Maj, ndërsa nuk munguan sulmet ndaj kundërshtarëve.

 

“Unë besoj që do kemi një rezultat shumë kuptimplotë për të gjithë dhe mbi të gjitha një rezultat që aq sa do të na shpërblejë për punën që kemi bërë, aq do të na motivojë për atë që duhet të bëjmë. Kundërshtarët tanë të vërtetë janë problemet që ka çdo bashki dhe janë problemet që kemi për të adresuar dhe zgjidhur si vend. Jemi në një moment të jashtëzakonshëm për nga shumë elementë sepse po dalim në një kthesë të madhe e të fortë në planin ekonomik”, tha Rama.