Moti i keq ka përfshirë edhe qytetin bregdetar të Vlorës. Autoritet kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar, sidomos për mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit.
Nga kapiteneria konfirmohet se nuk ka pezullim për lundrim brenda Gjirit të Vlorës, por situata paraqitet problematike jashtë saj. Ndaj, mjeteve të vogla dhe anijeve te peshkimit, u është kërkuar që të evitojnë lundrimin jashtë Gjirit të Vlorës.
Ndërkaq, është konfirmuar se nuk ka tragete për t’u nisur drejt Italisë, për shkak se sipas grafikut të parashikuar, sot është ditë pushimi.