Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Delvinë arrestuan në flagrancë shtetasin V. H., 68 vjeç, banues në Delvinë.

 

Arrestimi është bërë pasi dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme, shtetasit K. M. dhe Zh. M. (bashkëshortë), me qëllim që të largoheshin nga banesa e tyre, në Delvinë.

 

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Delvinë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. H., 68 vjeç, banues në Delvinë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me sende të forta, shtetasin K. M.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.