Vetëm 29 shqiptarë kaluan Kanalin në tre muajt e parë të këtij viti – një numër shumë më i vogël se 12,301 në vitin 2022, tregojnë shifrat zyrtare.

 

1099 shqiptarë shkuan në Mbretërinë e Bashkuar në tre muajt e fundit të vitit të kaluar.

 

Rreth 500 emigrantë të paligjshëm janë kthyer deri më tani në Shqipëri, pasi kryeministri Rishi Sunak premtoi të ndalonte varkat, një nga pesë prioritetet kryesore të tij për këtë vit.

 

Zyrtarët besojnë se, moti i keq ka penguar disa, që të largohen nga Shqipëria.

 

Besohet gjithashtu se bandat, të cilat paguajnë mijëra për kalimet e paligjshme, kanë frikë se do të ndalohen.

 

“Duket se shqiptarët mund ta kenë marrë mesazhin – nëse vini ilegalisht, nuk do të mund të qëndroni”, tha Alp Mehmet, kryetar i Migration Watch.

 

Shifrat e Home Office zbuluan sot se, kishte 909 të ardhur afganë, rreth 24 për qind e totalit, dhe 675 indianë.

 

Deputeti konservator, Kevin Foster tha se shifrat tregonin se shpërthimi po “prodhonte rezultate”, duke shtuar se ishte thelbësore që Projektligji i Emigrimit të Paligjshëm të kalonte përmes House of Commons, Dhoma e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, e zgjedhur në mënyrë demokratike, përgjegjëse për nxjerrjen e ligjeve dhe kontrollimin e punës së qeverisë.

 

Komisioni për Barazi dhe të Drejtat e Njeriut, pretendon se legjislacioni do të shkelte ligjin ndërkombëtar. / The Sun