Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ishte të mërkurën në rrugën e Arbrit ku inspektoi punimet në aksin Plani i Bardhë-Qafa e Buallit.
Balluku tha se muaji maj do ta gjejë të hapur këtë të rrugë për të gjitha automjetet.
Ministrja tregoi se pas problemeve gjeologjike në tunelin e Murrizit, më i gjati ndër 6 tunelet që ka Rruga e Arbrit, kanë mbetur për t’u hapur edhe 300 metra nga 3,8 km që ka ky tunel.
Rruga e Arbrit u hap për qarkullim në nëntor 2021. Aksi prej 70 kilometrash përbëhet nga 6 tunele dhe 4 ura.
Rruga përfundon në Blladë, në kufi me Maqedoninë e Veriut.