WhatsApp tani do t’i lejojë përdoruesit të hyjnë në llogaritë e tyre nga një telefon dytësor, ashtu siç mund të përdorni të njëjtën llogari në një kompjuter ose tabletë.
Funksioni i ri sapo është bërë i ditur dhe do të lancohet për përdoruesit në mbarë botën gjatë javëve të ardhshme.
Përdoruesit e WhatsApp kanë kërkuar mundësinë për ta përdorur të njëjtën llogari nga pajisje të shumta prej disa vitesh, dhe ndonëse ka qenë e mundur të përdoret aplikacioni përmes një shfletuesi uebi ose me aplikacionet për PC, kjo është hera e parë që do ta hapni llogarinë në disa telefona inteligjentë.
Sipas një postimi zyrtar në blogun e kompanisë, përdoruesit mund të flasin dhe të kenë qasje në të gjitha fotot e tyre dhe mediat e tjera nga pajisje të shumta pa kompromentuar sigurinë ose privatësinë.
Deri në katër telefona inteligjentë shtesë mund të hapet llogaria e juaj e WhatsApp dhe vetëm telefoni i parë mund të përdoret për të autorizuar qasjen në pajisjet e tjera.
Procesi është njësoj si autorizimi i WhatsApp Web – përdoruesit do të duhet të skanojnë një kod QR, megjithëse