Temperaturat ekstremisht të larta, nxehtësia e oqeanit dhe akullit në Arktik kanë alarmuar disa shkencëtarë të cilët shprehën shqetësimin për situatën e krijuar, ndërsa pritet që valët e të nxehtit në Europë të thyejnë rekorde të tjera.

 

 

Studimet janë ende duke u zhvilluar, por shkencëtarët tashmë kanë frikë se disa skenarë të rasteve më të këqija. Ata shprehen se Toka tashmë nuk mund të eksplorohet, për shkak të ngrohjes globale nga djegia e lëndëve fosile, si dhe nxehtësisë nga El Niño.

 

Këtë korrik bota përjetoi ditën e saj më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë në të njëjtin muaj, duke thyer rekordin global të temperaturës mesatare të vendosur në vitin 2016.

 

 

Temperatura mesatare globale rekord është shënuar në 17.08 gradë Celsius më 6 korrik, sipas shërbimit të BE-së për monitorimin e klimës.

Temperatura mesatare globale në qershor të këtij viti ishte 1,47 gradë Celsius mbi mesataren tipike të qershorit në periudhën para-industriale.

 

Për sa i përket temperaturës mesatare globale të oqeaneve janë thyer thyer rekorde deri më tani, teksa shifra po i afrohet temperaturës më të lartë të regjistruar ndonjëherë në sipërfaqen e detit.

 

 

 

Por është nxehtësia ekstreme në oqeanin e Atlantikut të Veriut ajo që mbetet veçanërisht alarmuese për shkencëtarët.

 

Këmbanat e alarmit po bien për shkencëtarët teksa përpiqen të zgjidhin lidhjen e saktë me ndryshimin e klimës.

 

Ngrohja e botës mund të zvogëlojë nivelet e akullit në Antarktidë, por ulja aktuale dramatike mund të jetë gjithashtu për shkak të kushteve lokale të motit ose rrymave oqeanike.