Kreu i PL, Ilir Meta nga Durrësi ka dhënë një mesazh për zgjedhjet e 14 majit, shprehet se pas fitores opozita do t’i kthejë qytetit identitetin dhe hapësirat e gjelbëra.
Meta në ‘Facebook’ shkruan se me votën e tyre qytetarët do t’i rikthejnë Durrësit llogaridhënien dhe do të jenë të mbrojtur nga çdo abuzim që dëmton vlerat e qytetit.
“Durrësi jo vetëm që do jetë krenar për historinë e tij, por Durrësit do të ketë të ardhme edhe për rininë e tij”, thekson Meta.
Mesazhi i plotë:
Më 14 maj qytetarët e Durrësit do ndahen njëherë e përgjithmonë nga një model i papërgjegjshëm që vuri dorë mbi trashëgiminë historike dhe identitetin e këtij qyteti dhe hapësirat e gjelbra dhe që ia mori frymën Durrësit. Qytetarët e Durrësit më 14 maj do t’i kthejnë Durrësit jo vetëm llogaridhënien e të gjithë të zgjedhurve në pushtetin vendor, por mbi të gjitha do të jenë njëherë e përgjithmonë të mbrojtur nga çdo abuzim që ka të bëjë me vlerat e këtij qyteti, por që ka të bëjë dhe me të drejtat e çdo qytetari të Durrësit. Durrësi jo vetëm që do jetë krenar për historinë e tij, por Durrësit do të ketë të ardhme edhe për rininë e tij.