Kandidati i Aleancës ATA për president të Türkiye-s, Sinan Oğan votoi në Ankara.

 

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Gokcen dhe fëmijët Gokturk dhe Zeynep, ai mbërriti në lagjen Cankaya të Ankarasë ku kreu obligimin e tij qytetar.

 

Ai u bëri thirrje edhe një herë qytetarëve që të dalin në qendrat e votimit dhe të votojnë. "Të zhvillojmë këto zgjedhje në një atmosferë festive në paqe, me fat", tha Oğan.

 

Qytetarët e Türkiye-s sot votojnë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, duke zgjedhur mes tre kandidatëve presidencialë, 24 partive politike dhe 151 kandidatëve të pavarur për parlamentin, i cili ka gjithsej 600 vende.

 

Rreth 60.7 milionë qytetarë turq janë regjistruar për të votuar në Türkiye ndërsa jashtë vendit ishin të regjistruar 3.4 milionë votues.

 

Në garë për postin e presidentit të vendit janë presidenti aktual Recep Tayyip Erdoğan, Kemal Kilicdaroğlu dhe Sinan Oğan. Kandidati i katërt, Muharrem Ince, tërhoqi kandidaturën e tij vetëm disa ditë para zgjedhjeve.

 

Presidenti aktual Erdoğan është kandidati i Aleancës Popullore të udhëhequr nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), e cila drejtohet nga ai. Kilicdaroğlu është kandidati i Aleancës Kombëtare të opozitës, e udhëhequr nga Partia Popullore Republikane (CHP).

 

Oğan është kandidati i Aleancës ATA ndërsa Ince ishte kandidat i Partisë Atdheu, para se të tërhiqte kandidaturën të enjten./AA