Autoritetet italiane kanë arrestuar një 39-vjeçar shqiptar pasi akuzohet se ka dhunuar dhe ka vjedhur një 60-vjeçar kinez.

 

Arrestimi ka ndodhur më 24 prill, ndërsa denoncimi që më 7 korrik të vitit 2022.

 

Sipas mediave italiane, shqiptari i veshur me rroba të errëta dhe ne kapuç të ulur mbi fytyrë ka ndjekur me makinë viktimën deri në via di Brozzi me një makinë të tipit Mercedes Class A.

 

Në vetëm tre minuta ka vjedhur portofolin, katër karta debiti dhe krediti, si dhe dokumentet e identifikimit. Po ashtu mësohet se shqiptari i ka thyer tre dhëmbë kinezit dhe e ka qëlluar në fytyrë dhe trup me grushte.