Heqja dorë nga ushqimet e përpunuara mund të shmangë demencën, sipas ekspertëve, thotë thesun.co.uk.
Ata zbuluan se njerëzit mbi 60 vjeç që hanë shëndetshëm kanë më pak gjasa të preken nga Alzheimer.
Studiuesit gjurmuan stilin e jetesës së 29 000 të rriturve për 10 vjet dhe kontrolluan për gjenin APOE të lidhur me Alzheimer.
Efektin më të fortë në ngadalësimin e sëmundjes e patën frutat, perimet, peshku, mishi, produktet e qumështit, kripa, vaji, vezët, drithërat, bishtajoret, arrat dhe çajrat.
Kjo u pasua me shkrimin, leximin, lojërat dhe ushtrimet fizike.
Njerëzit me gjenin APOE që kishin jetë të shëndetshme përjetuan një shkallë më të ngadaltë të rënies.
“Këto gjetje mund të ofrojnë informacion të rëndësishëm për iniciativat për të mbrojtur të moshuarit nga rënia konjitive”, deklaroi studiuesi Jianping Jia, nga Universiteti Mjekësor i Kinës.