Arma e krimit, një pistoletë TT, me të cilën është ekzekutuar biznesmeni Ardian Nikulaj mesditën e 19 prillit brenda ambienteve të resortit të tij, dyshohet se është hedhur në lumin Drin.

 

Sipas Panorama tv, zhytësit e RENEA-s kanë vijuar kërkimet për gjetjen e pistoletës, megjithatë, deri më tani, s’ka pasur asnjë rezultat.

 

Ardian Nikulaj u vra me armë zjarri mesditën e 19 prillit brenda lokalit të tij në Shëngjin. Policia ka shpallur në kërkim 4 britanikë, dhe shqiptarin Edmond Haxhia që ka porositur dhe financuar atentatin ku u ekzekutua 51-vjeçari dhe ekzekutorin portugez.

 

Shkaku i ngjarjes dyshohet të jetë gjakmarrja. Edmond Haxhia, është i afërm i familjes Lekstakaj me të cilën Nikulaj ishte në gjakmarrje që prej vitit 1996. Haxhia ishte kthyer në Shqipëri prej disa muajsh.

 

Të shpallur në kërkim

 

Edmond Haxhia, shtetas shqiptaro-britanik (porositësi dhe financuesi i atentatit)

 

Ruben Saraiva (ekzekutori portugez)

 

Harry Simson, shtetas britanik

 

Harriet Bridgeman, shtetase britanike

 

Thomas Mithan, shtetas britanik

 

Steven Hunt, shtetas britanik (shfaqet në kamerat e sigurisë teksa vëzhgon lëvizjet e Nikulajt).