Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë gjyqtaren Fahrije Stringa Budo.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 11.4.2023, për subjektin e rivlerësimit, Fahrije Stringa Budo bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi: Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Fahrije Stringa Budo gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga Lulzim Hamitaj, Genta Tafa Bungo, relatore, Valbona Sanxhaktari, anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
Fahrije Stringa e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Tiranë.