Ushtria egjiptiane ka bërë të ditur se të paktën 37 persona janë shpëtuar pasi një anije me turistë u fundos në veri të Egjiptit në Detin e Zi.

Zëdhënës i ushtrisë egjiptiane, Gharib Abdel Hafez tha se marina egjiptiane arriti të shpëtojë 37 persona të kombësive të ndryshme në bordin e një anije turistike pasi ajo u fundos.

 

"Anija në bord kishte 14 anglezë, tre gjermanë, katër belgë, tre spanjollë, një irlandez dhe një zviceran, përveç 11 egjiptianëve në mesin e ekuipazhit dhe zhytësve", njoftoi zëdhënësi i ushtrisë.

 

Ai tha se pasagjerët e shpëtuar morën kujdes mjekësor pas mbërritjes së tyre në bazën detare të Detit të Kuq.

 

Abdel Hafez nuk dha detaje të mëtejshme mbi gjendjen shëndetësore të pasagjerëve.

 

Bregdeti i Detit të Kuq përfshin shumë vendpushime dhe organizohen lundrime të vazhdueshme që tërheqin turistët që vijnë në Egjipt./AA