Kryeministri i Kosovës Albin Kurti thotë se i ka kërkuar Brukselit që ta mbajnë sa më parë një takim të nivelit të lartë. Ai thotë se udhët të mbahet që këtë javë për tu ulur në bisedime me Serbinë për situatën në veri.

 

Unë kam kërkuar të takohemi që këtë javë, që të takohemi me Borrel që është ndërmjetësues është numri 2 i BE, pas Von der Leyen. Është ministri i jashtëm i BE, ai është adresa ku zhvillohen këto bisedime, dhe kemi nevojë për një takim të nivelit të lartë sa më parë, si mund të them sa më parë se brenda kësaj jave.