Kandidati i Partisë Demokratike në bashkinë e Shkodrës, kryebashkiaku aktual, Bardh Spahia vijoi prezantimin e programit elektoral në takime me qytetarët në çdo rrugë, lagje e njësi administrative.

 

Spahia theksoi se, “diskutimi i problematikave dhe gjetja e zgjidhjeve, duke na udhëhequr komunikimi me bashkëqytetarët, ka qenë dhe do të jetë parimi i punës tonë”.

 

“Me banorët e Njësisë Administrative Berdicë inspektuam rrugët ku do të nisë së shpejti puna për rikonstruksionin e tyre dhe u prezantova planin 4-vjeçar. Investimet dhe përmirësimi i shërbimeve do të jetë modeli ynë”, u shpreh ai.