Procedohen në gjendje të lirë 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale, në Korçë.
-Strukturat hetimore të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. M., 39 vjeç, banues në fshatin Çlirim, Kolonjë, pasi dyshohet se në periudha të ndryshme kohore të vitit 2022, i ka marrë shuma parash një 46-vjeçari, duke e mashtruar.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. Ç., banues në Korçë, pasi dyshohet se ka kanosur me një armë sportive (pistoletë pneumatike) dhe i ka hequr lirinë në zyrën e saj, një avokateje, të cilën ky shtetas e kishte përfaqësuesen e tij ligjore në disa procese gjyqësore të zhvilluara për çështje pronësie.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
E. T., 29 vjeç, banues në fshatin Rëmenj, Pogradec, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet të fortë, automjetin e një 24-vjeçari;
A. M., 26 vjeç, banues në fshatin Petrushë dhe A. M., 43 vjeç, banues në fshatin Memëlisht, Pogradec, pasi dyshohet se për motive të dobëta kanë kanosur me fjalë njëri-tjetrin;
S. S., 27 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur në mënyrë të vazhdueshme nëpërmjet rrjeteve sociale, një 40-vjeçar;
S. B., banues në fshatin Slabinjë, Pogradec, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka kanosur një 45-vjeçar dhe ka qëlluar në ajër, me një armë gjahu, të cilën e posedonte me leje. Arma e gjahut u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.