Krimet e rënda në vendin tonë gjatë vitit 2022 kanë ardhur në rënie, ndërsa janë rritur krimet e korrupsionit e mashtrimit, kjo për shkak të rritjes së zbulimit të krimeve të tilla.
Gjatë vitit 2022 janë shtuar mashtruesit, dhunuesit në familje dhe krimet seksuale, teksa ka patur rënie të vrasjeve të krimeve në fushën e drogës, shkeljeve të qarkullimit rrugor apo krimeve kundër shëndetit.Në vitin 2022, janë evidentuar gjithsej 33 476 vepra penale, 4,8 % më pak, krahasuar me vitin 2021. E përkthyer në shifra, rezulton se në vitin 2022 u regjistruan 33 476 vepra penale, kundrejt 35 175 veprave penale të kryera një vit më parë. Sipas raportit të publikuar nga “Instat”, pavarësisht rënies së numrit të veprave penale krahasuar me vitin 2021, numri më i ulët i veprave penale në katër vitet e fundit është regjistruar në vitin e pandemisë 2020, me 32 736 të tilla.
Vjedhjet duket se janë në krye të listës me 2 661 të tilla përgjatë vitit 2022, një numër më i vogël se edhe ai i vitit 2020, kur numri vjedhjeve rezulton të ishte 3 909 dhe 3 508 në vitin 2021. Pas vjedhjes, në renditje janë krime me dashje kundër shëndetit, 1823 në vitin 2022, që është numri më i ulët në 4 vitet e fundit. Ndërkohë, sa i takon vrasjeve, vitit 2022 ka numrin më të ulët të katër viteve të fundit me 42, kundrejt 61 të viti 2021 dhe 52 vitin e pandemisë 2020.
E ndërsa vrasjet janë me ulje, krimet seksuale janë në rritje. Sipas INSTAT, në 2022 u regjistruan 169 krime seksuale, numri më i lartë i katër viteve të fundit. Në vitin 2021 u regjistruan 136 krime seksual, 146 në vitin 2020 dhe 155 e 119 krime seksuale në vitet 2019 dhe 2018.
E përkthyer në përqindje rezulton që në vitin 2022 u regjistruan 31.1% më pak vraje me dashje se në vitin 2021. 24.1% më pak vjedhje, 16.2% më pak krime kundër shëndetit, 6.2% më pak krime në fushën e drogës dhe 2.9%më pak shkelje të qarkullimit rrugor. Në vitin 2022 rezulton të jenë rritur mashtruesit me 8.9%, dhunuesit në familje me 15.7%, krimet seksuale 24.3% dhe hajdutët me 44.8%
Në vitin 2022, janë regjistruar 38.198 autorë për vepër penale, 2,9 % më pak, krahasuar me vitin 2021. Numri i autorëve sipas veprave penale përfshin numrin e personave të dyshuar të cilët mund të jenë të pranishëm në më shumë se një vepër penale dhe autori numërohet në të gjitha veprat ku është i dyshuar. Ndërkohë, numri i autorëve pa përsëritje në veprat penale, në vitin 2022 është 32.420 autorë, 9,3 % më pak, krahasuar me vitin 2021.