Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj mori pjesë në takimin me demokratët e degës 11 në Laprakë, në mbështetje të kandidatit për Tiranën, Roland Bejko.
“Në një moment të tillë siç është kjo e këtyre zgjedhjeve vendore të 14 najit, shumë të rëndësishme për ne por mbi të gjitha shumë të rëndësishme për Shqipërinë, është e udhës ku jemi pothuajse në mes të fushatës elektorale do të duhet të jemi të sinqertë me qytetarët e Tiranës, me qytetarët e Shqipërisë, ata të Laprakës . Sepse kam përshtypjen gjatë gjithë kësaj kohe që kemi qenë në politikë, sidomos këtë një vit e gjysmë, ajo se çfarë na ka munduar ka qenë e madhe. Përpjekje, luftë, sherr me njëri-tjetrin. Por unë dua të them dhe diçka tjetër”, u shpreh Alibeaj në fjalën e tij.
“Përveç kësaj kohe të zezë që ka kaluar Partia Demokratike, kemi pasur dhe një gjë të mirë. Kemi fituar sot atë që nuk kemi pasur në 30 vite në Partinë Demokratike, të flasim hapur. Të flasim hapur e të flasim si njerë të lirë. Sepse nëse nuk jemi ne si njerëz të lirë që t’I themi gjërat ashtu siç I kemi menduar, ore t’I nxjerrim brengën tonë që kemi pasur në këto 32m 33 vite, nuk do të rrezatojmë asnjëherë besim tek qytetarët e Shqipërisë. E pra, kjo është një shumë e vogël, por shumë e rëndësishme në politikë. Do të duhet të dish e të kesh mundësinë të flasësh hapur. Dhe në fakt miqtë e mi demokratë, është koha që tani të bëjnë një lloj reflektimi të vogël para këtyre zgjedhjeve. Kemi qenë në sulm. Jemi nën agrsion. Agrsion jo të shkaktuar prej nesh, përkundrazi për faktin se kemi qëndruar gjithmonë aty ku demokratët kanë vendinm tek Partia Demokratike, rreth vlerave të Partisë Demokratike”, tha ai.
“E në fakt jemi në një sulm nga tre persona: Rama, Berisha dhe Meta, bashkë, në marrëveshje me njëri-tjetrin. Në marrëveshje që dikur ka qenë okulte, e errët, duke ua hedhur demokratëve dhe shqiptarëve dhe tashmë kanë dalë hapur. Kjo trini e pashenjtë, Rama-Berisha-Meta, po e vijon sulmin që e nisën të tre së bashku ndaj Partisë Demokratike një vit e gjysmë më parë. Sulm i mirëkordinuar nga të tre. Haptazi dhe fshehurazi. Me media dhe para. Me kërcënime e me shantazhe. Se cili prej tyre është ati që refuzon të dalë në pension, se cili është biri planprishës dhe se cili është shpirti i pashenjtë, provoni t’I gjeni vet. Në fakt nuk do të gaboni në asnjë nga kombinacionet. Njëri kërkon ta shpopullojë Shqipërinë nga shqiptarët dhe deri tani ia ka dalë. Tjetri kërkon ta vjedh Shqipërinë akoma dhe akoma, ta vjedh. Mesa duket nuk ia ka dalë akoma, se ka vjedhur të gjithën. I treti kërkon të zbraz Partinë Demokratike nga demokratët, por nuk do t’ia dalë. Niqt e mi, demokratë, motra dhe vëllezër, gjendemi sot përballë një sfide po aq historike san ë vitin 1990. Kushtetuta e Partisë Deokratike, orientimi i saj euroatlantik, aleanca e shenjtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me Mbretërinë e Bashkuar dhe vendet e zhvilluara europiane, vlerat themelore të lirisë dhe demokracisë po goditen pa pushim. Por ndryshe nga aleanca e tyre, aleanca jonë është e shënjtë. Dhe për ta mbrojtur këtë aleancë që ne e kemi me perëndimin, me euroatlantizmin, me NATO-n dhe Bashkimin Europian. Këtë aleancë e cila në fakt lindi Partia Demokratike dhe pa të cilën nuk mund të ketë dhe ska si të ketë Parti Demokratike, gjithë ne jemi ngritur t’i rezistojmë këtij sulmi të pashembullt, të paskrupullt, të papastër. Jemi ngritur me forcën e karakterit tonë si qytetarë, si atdhetarë, si demoratë, e do ta bëjmë këtë, e do ta çojmë deri në fund. Në emër të lirisë, e në emër të demokracisë”, tha Alibeaj.
Sipas tij, ka dy persona të cilët në këtë marrëdhënie të shoqërisë shqiptare, publikut shqiptar dhe nevojës për të largur një orë e më parë Edi Ramën, janë futur si fanti spathi në mes, Sali Berisha dhe Ilir Meta.
“Nuk pritej, të paktën nga Sali Berisha, idhulli i demokratëve, dy herë president, dy herë kryeministër. Është futur në histori pikërisht prej mundit, djersës, sakrificës pse jo të shumë demokratëve. Dhe sot shpërblimi që po u jep demokratëve është pikërisht kjo, të përçajë demokratët, të ndaj demokratët, hidh helm mes demokratëve, e përse? Për një hall personal, për një hall personal që si u përbetua në 9 shtator në fakt, tha “ky është halli im, nuk do ta ndaj me demokratët, do ta zgjidh në mënyrë private. Po, burrit të shtetit kështu ia ka hija që të sillet. Pak kohë më pas, tha gjë tjetër: “një parti e cila nuk mbron liderin e saj, nuk meriton të ekzistojë”. Partia Demokratike nuk meriton të ekzistojë, për shkak të hallit personal të Sali Berishës?! Epo kjo është e papranueshme për to. Fyen inteligjencën e çdo demokrati që ka lënguar në këto vite nga 2013-ta e këtej, fyen të ardhmen tonë, fyen sakrificat e demokratëve. Asgjë personale nuk kam unë de asgjë personale nuk kanë kolegët e mi me të. Jo, jo. Kjo ishte arsyeja se përse nga 9 shtatori e këtej, qëndrimi ynë ishte po, ky: midis hallit personal kushdo qoftë ai, sado që të ketë marrë nga Partia Demokratike, sado që të jetë lartësuar nga demokratët, përkundër fatit të demokratëve, zgjidhet kjo e dyta. Zgjidhet kjo e dyta. Dhe jo vetëm kaq por ka shkuar më tej akoma. Ia shtrimë dorën që herët. Si na e ktheu? Në 8 janar erdhi na bëri presion fizik, jo ndaj selisë së Partisë Demokratike, ndaj demokratëve që donin ta ruanin partinë demokratike siç ajo ka lindur që në fillim, me ADN-në e saj ekzistenciale. Një parti e cila baza e vetme poltike e perëndimit dhe amerikanëve në Shqipëri”, tha Alibeaj.
“Do të luftosh korrupsionin, do të tregosh se sa I besueshëm je tek njerëzit? Po mos ik nga parlamenti kur Edi Rama vjen e të kërcënon, e të shantazhon, e të thotë: kujdes Sali Berisha se është një person me shkronjën Z, një person ne inicialet M.L dhe një person me inicialet Y. Dhe ikën si lepur na parlamenti duke e mbyllur gojën. Pranon shantazhin e Edi Ramës dhe del ti e t luftosh korrupsionin, e t’u mbushësh mendjen njerëzve. Po pse budallenj janë demokratët e shqiptarët, nuk e dinë se çfarë ka ndodhur në këto 30 vite? Jo! E kjo është të jesh I besueshëm tek shqiptarët. E pra, do tit ë luftosh korrupsionin e shkon dhe futesh në sqetullën e Ilir Metajt?! Në 2013-ën, kush e pruri Edi Ramën në qeverisje. Në 2013-ën, Edi Rama, të majtët, pinjollët e komunizmit morën vetëm 64 mandate. 65 kishin marrë në 2009-ën. Pra, nuk kishte shans teorik dhe as mbështetje nga njerëzit që të vinin në qeverisje. Ishte vetëm trafikimi I votave dhe I mandateve me bekimin e Sali Berishës që shkoi dhe ia dha. Ia dha mundësinë Edi Ramës që të vinte në qeverisje dhe ta sillte vendin në këtë derexhe. S’duhet ta harrojmë ne historinë. Nga historia do të duhet të mësojmë, do të duhet të mësojmë. E pra, ai që trafikoi në fakt votat në 2013-ën, na del sot në krah të Sali Berishës dhe jepet si shpëtimtar I demokratëve. Jo vetëm kaq, por merren edhe një pjesë demokratësh, për të cilën kam vetëm keqardhje, të keqinformuar, të keqpërdorur, të nashtruarm të manipuluar dhe merren dhe çohen si një trofem si një plaçkë tek shtëpia e Ilir Metajt. Dhe ky është mëkat I madh. Ky është mëkat i madh”, tha ndër të tjera Alibeaj.
“Sulmon PD për te krijuar nje lëvizje antiamerikane në Shqipëri. E quan lëvizjen e tij sovranizëm, sovranist i madh ky. Përdor sloganin Shqipërisë i dalim zot. Kunder kujt i del zot ti, kunder amerikanëve. Ata që ne 99 ishin ata qe na dolën zot ne, vëllezërve dhe motrave tona në Kosovë”, theksoi ai.