Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, gjatë turit të tij elektoral në Fier për zgjedhjet vendore të 14 majit, u ndal te çështja çame, duke deklaruar se do të vazhdojë të jetë një nga prioritetet kryesore të partisë që ai drejton.
“Çështja e Çamërisë u përket gjithë shqiptarëve. PDIU kurrë nuk është bërë pjesë e qeverisë, të vetmen ofertë që kemi pasur për të qenë në ministri e kemi refuzuar sepse kërkonim rezolutën për shqiptarët e Çamërisë”, u shpreh Idrizi.
Ai shtoi se “aq shumë i kemi dhënë partive të mëdha, sa po të shohësh në listat e këshillave bashkiakë kanë qenë pjesa jonë. PDIU prodhon vazhdimisht dhe nxjerr figura patriotike”.