Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare Rita Ora i ka dërguar një mesazh kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

 

Rita Ora ka mbështetur Veliajn në garën e tij të radhës më 14 Maj, për mandatin e ardhshëm për bashkinë e Tiranës.

 

Ajo shprehet se e di që Veliaj i pëlqen sfidat dhe të gjithë kanë nevojë për energjinë e tij ndërsa shton se do e mbështesë atë deri në fund.

 

“Përshëndetje Erion! Rita Ora jam! Dua të të uroj më të mirën në sfidën tënde të radhës. E dimë që ti i pëlqen sfidat, dhe ne e duam këtë, kemi nevojë për energjinë tënde. Unë të mbështes deri në fund, dhe paç fat në të ardhmen”, shprehet Rita Ora.