Deputetët e opozitës kanë kërkuar prezencën e kryeministrit Edi Rama në seancën e sotme plenare lidhur me akuzat e ngritura për çështjen McGonigal.

 

Teksa kreu i qeverisë ia ka deleguar përfaqësimin e tij ministres Elisa Spiropali, deputeti Gazment Bardhi tha se nuk ka kërkuar interpelancë me hijen e kryeministrit, por me të.

 

“Kam kërkuar interpelancë me kryeministrin për takimet e tij private dhe jo me hijen e tij. Nuk e kam thirrur si të pandehur, por si kryeministër. Nuk mund të fshihet pas Elisës, Agron Nezës dhe McGonigal. Duhet të vijë të japë llogari se si me veprime kriminale ka korruptuar zyrtarë të lartë në FBI. Sipas rregullores interpelanca urgjente është pika e parë. Pezullo seancën plenare. Ushtro autoritetin tënd. Mos u sill si kukull e Edi Ramës. Silluni si kryetare e Parlamentit. Thirr Kryeministrin në seancë”, tha Bardhi.