Të paktën 18 turistë meksikanë humbën jetën dhe 33 të tjerë u plagosën gjatë kur një autobus u rrëzua në veriperëndim të Meksikës, tha një zyrtar zjarrfikës për AFP të dielën.

 

“Një autobus i një kompanie private që po transportonte turistë nga Guadalajara, në shtetin e Jalisco perëndim në Guayabitos u rrëzua dukë rënë poshtë një shkëmbi,” në shtetin Nayarit, një destinacion i famshëm për plazhet e tij, në bregun e Paqësorit të Meksikës, shpjegoi Pedro Nunes, shefi i zjarrfikësve në zonë.

 

Po kryhet hetimi për zbardhjen e shkaqeve të rrëzimit të autobusit dhe identifikimin e viktimave, të gjithë “turistë vendas”, sqaroi ai.