Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, zhvilloi në bisedë telefonike me homologen e tij australiane, Penny Wong.

Sipas një deklarate nga Departamenti amerikan i Shtetit, Blinken diskutoi situatën në Gaza gjatë në bisede që zhvilloi me ministren e Jashtme australiane, Wong, para vizitës që ai do të realizojë në fundjavë në Lindjen e Mesme.

Në bisedë Blinken dhe Wong theksuan rëndësinë e mbërritjes sa më parë të ndihmave humanitare në Gaza.

Dy ministrat krahas mbrojtjes së civilëve në Gaza nënvizuan edhe nevojë për lirimin sa më parë të pengjeve izraelite.

Në bisedë, Blinken tërhoqi vëmendjen edhe mbi sulmet e Houthive me mbështetje iraniane në Jemen ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq./aa