Barriera koralore e grykës së Djallit, monument natyre, ndodhet në jugperëndim të ishullit të Sazanit, midis tij dhe Karaburunit.
Pakkush e njeh këtë vend interesant në ishullin e Sazanit që vetëm vitet e fundit ka nisur të frekuentohet nga vizitorët vendas dhe të huaj për bukurinë e tij natyrore dhe vecantinë historike.
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura solli disa fakte interesante në lidhje me këtë monument natyror.
Mendohet se përbën një habitat karakteristik me korale, që ruhet ende në gjendje të mirë. Ajo njihet për vlerat e saj shkencore, didaktike dhe turistike. Mund të vizitohen vetëm nga vizitorë të specializuar dhe zhytës, duke shkuar me anije apo varkë nga Vlora për në ishullin e Sazanit.