Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Egjipt, ku raportohet se nëna ka vrarë dhe më pas ka ngrënë djalin e saj 5 vjeç. Copat e mbetura të trupit të 5-vjeçarit janë gjetur nga autoritetet policore nëpër cepa të ndryshëm të shtëpisë.

 

Siaps mediave të huaja, pas zbulimit të ngjarjes, gruaja “monstër” u arrestua dhe pas marrjes në pyetje, u dërgua menjëherë në burg. Ndërkohë, hetuesit janë duke punuar për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje horror.

 

Në Egjipt, të vrasësh një fëmijë do të thotë të kryesh një krim kundër “ligjeve të natyrës”, pasi fëmija në fjalë u vra nga ata që e kishin për detyrë ta mbronin dhe të kujdeseshin për të, teksa ai rritej.

 

Sipas hetuesve, krimi ka qenë i paramenduar nga nëna e tij, një 29-vjeçare, ndërsa ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtëpinë e familjes në qytetin verior të Egjiptit, Faqus.