Kushdo që ka lëvizur qoftë edhe një herë të vetme në aksin rrugor Shkodër – Malësi e Madhe -Hani i Hotit, është çuditur nga numri i madh i vilave që të shoqërojnë thuajse gjatë gjithë 30 kilometrave të kësaj rruge.
Të ndërtuara kryesisht pas viteve 2000 nga banorët e zonës dhe emigrantët, me shpresën se do të ndërtojnë jetën aty apo do të rikthehen, sot në pjesën me të madhe të vilave, jetojnë të moshuar, janë të mbyllura apo edhe me keq, janë braktisur totalisht.
Për drejtuesit vendor, zonat kanë emigrim të brendshëm dhe të jashtëm por në vitet e fundit, ka një dëshirë për investim në agroturizëm dhe bimë medicinale.
Imazhi që të japin vilat 2-3 apo 4 katëshe sikur kemi të bëjmë më një zonë mjaft aktive, më shumë njerëz dhe me potencial ekonomik, bie poshtë gjatë mbrëmjeve kur përgjatë rrugës, në pjesën më te madhe të banesave, nuk ndizet asnjë dritë, duke nënkuptuar se askush nuk jeton aty./TopChannel