Gjykata e Pogradecit transferon dosjet në Korçë. Në qarkun e Korçës nuk do të ketë shkurtime në administratën gjyqësore dhe për rrjedhojë i gjithë personeli do të funksionojë në gjykatën e re të shkallës së parë me qendër në Korçë.

 

 

Numri i dosjeve që po transferohen janë rreth 600. Arkivi me 40 mijë dosje të vjetra do të mbetet në Pogradec deri në një urdhër te dytë.

 

30% e dosjeve kanë kaluar në proces planifikimi. Në vendimin nr. 134 i datës 28.03.2023 parashikohet funksionimi i gjykatave me juridiksion të përgjithshëm që do të jenë në bazë qarku.

 

Gjyqtarët që janë pjesë e Pogradecit do t’i bashkohen Korçës duke mbajtur të gjitha dosjet që ata kanë në gjykim.