Dy persona raportohet se kanë mbetur të plagosur me thikë paraditen e kësaj të enjteje në Durrës. Klan News bën të ditur se ata kanë shkuar në urgjencën e spitalit për ndihmë të specializuar mjekësore. Një prej të plagosurve raportohet të jetë futur në sallë të operacionit.

 

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe identiteti i të plagosurve.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhen e ngjarjes.