Mbahet sot seanca e tretë në Gjykatën Kushtetuese për konfiskimeve të ndërtesave me VKM. Mësohet se seanca do të nisë në orën 10:00. Ndërkohë që më herët çështja është shtyrë nga anëtarët e Kushtetueses për çështjen e firmave të 2 deputetëve të cilët sot nuk janë me deputete, pasi kanë dhënë dorëheqjen, ndërsa firmat u zëvendësuan me 3 firma të tjera.

 

 

Në seancën e datës 26 prill, Gjykata kërkoi shtyrën e seancës, pasi i kërkoi 28 deputetëve të autorizonin me firmë avokatin që do i përfaqësonte në seancë. Gazment Bardhi e cilësoi këtë një akt të paprecedente, pasi në historinë 32-vjeçare, ka mjaftuar për autorizim vetëm firma e Kryetarit të Grupit Parlamentar.

 

 

Sot 29 deputetet e PD kanë autorizuar avokatin Marash Logun për t’i përfaqësuar në seancë. Po ashtu deputetet kanë autorizuar edhe Gazment Bardhin dhe Dhurata Çupin, si përfaqësues të tyre në seancë.