Një burrë u tmerrua ndërsa kuptoi se nën shtratin ku ai fjeti për 3 orë ishte një kufomë. Zoti Zhang kishte shkuar në një nga hotelet më të njohur tibetian, i cili konsiderohej një vend ideal për të bërë foto.

 

Ai shkoi për të pushuar në dhomën e tij, e madje fjeti disa orë, pavarësisht se po ndiente një aromë të çuditshme.

 

Më vonë ai u largua për të ngrënë darkë e kur u kthye sërish aroma ishte aq e padurueshme sa kërkoi që t’i  ndryshonin dhomën. Kur ai ndërroi dhomën nën shtratin ku ai kishte fjetur për disa orë u zbulua trupi i një njeriu.

 

Policia regjistroi deklaratën e tij dhe i thanë të mos shqetësohej pasi kishin arritur të arrestonin personin i cili dyshohej për vrasjen e ndodhur në hotel.

 

Megjithatë burri kinez është shprehur se ende ka makthe nga ajo që ka ndodhur.

 

“akoma jam i frikësuar, nuk mund të fle”,-është shprehur ai.