Në qytetin Gaziantep të Türkiye-s 3 persona u shpëtuan nga rrënojat 76 orë pas tërmetit.

 

Janë në vazhdim punimet e kërkim-shpëtimit në rrënojat e ndërtesave të shembura pas tërmeteve me epiqendër rajonet Pazarcık dhe Elbistan dhe të cilët kanë prekur 10 qytete të vendit.

 

Ekipet intensifikuan punimet në rajon pasi kapën tinguj në rrënojat e një ndërtese në bllokun Ayşe-Polat në lagjen Batıkent në qendër.

 

Pas punimeve të gjata ekipet arritën të shpëtojnë gjallë 3 persona. Të plagosurit Ersin dhe Mustafa Tabur, si dhe babai i tyre Mithat Tabur u nxorën nga rrënojat nën shoqërimin e duartrokitjeve dhe tekbireve.

 

Të plagosurit që u nxorën 76 orë pas tërmetit nga vendi ku ishin bllokuar, u dërguan më pas me ambulanca në spital.

 

Vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit nën rrënoja./AA