Petrit Vukasni i cili u ekzekutua mesditën e sotëm në Shkodër brenda banesës së tij. 51-vjeçari është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar ndërsa shkaqet e vrasjes janë ende të paqarta

Policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me vrasjen 51-vjçarit Petrit Vuksani në Shkodër.

 

Sipas policisë, Vuksani është gjetur i pajetë në banesën e tij  pasi ishte qëlluar me armë zjarri në lagjen “Tom Kola”.

 

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohet kontroll në zonë për kapjen e autorit të dyshuar.

 

Petrit Vuksani jetonte në Angli, ndërsa në Shqipëri qëndronte prej një muaji. Deri më tani ende nuk është i qartë shkaku i vrasjes së 51-vjeçarit.