Një 24-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge është arrestuar sot në Spanjë. Urdhërarresti është lëshuar nga Gjermani, e cila kërkon 15 vite burg për të riun shqiptar.

 

 

Mediat spanjolle shkruajnë se shqiptari jetonte në Valencia, bashkë me partneren dhe vajzën e tij, si dhe bënte një jetë diskrete.

 

 

I arrestuari është vënë në dispozicion të gjykatës spanjolle për të vijuar me ekstradimin drejt Gjermanisë.