Parkingu nëntokësor te sheshi “Teodor Muzaka” është hapur sot për të gjithë banorët e Beratit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i bashkisë Berat, Ervin Demo i cili u shpreh se kjo vepër madhore ndikon drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve, në aksesin e qytetit nga turistët dhe lehtëson ndjeshëm trafikun.

Demo ka publikuar në rrjetet sociale dhe pamje nga ky investim ku thekson se parkingu do të testohet dhe deri sa të gjithë të familjarizohen me të, çdo qytetar mund të parkojë aty falas.

Ai falënderoi të gjithë qytetarët për durimin e treguar deri në përfundimin e kësaj vepre.

“Për të gjithë skeptikët, Berati nuk do të ndalet këtu. Dallga e zhvillimit dhe e veprave madhore do të vazhdojë dhe shumë shpejt do të prezantojmë projekte të reja”, u shpreh Demo.