Ata që kanë një kopsht në Mbretërinë e Bashkuar, po paralajmërohen për grerëzat aziatike që janë pikasur.

 

 

Shoqata Britanike e Kontrollit të Dëmtuesve (BPCA), u ka kërkuar njerëzve që të kërkojnë ndihmë, nëse mendojnë se këto specie janë të pranishme në kopshtin e tyre,  pasi ato mund të jenë seriozisht të rrezikshme.

 

Një pickim nga një grerëza aziatike mund të rezultojë në anafilaksi, e cila mund të jetë kërcënuese për jetën, por është e trajtueshme nëse ndërmerret masa shpejt. Insektet janë pikasur në Northumberland, Dorset dhe Kent, raporton Liverpool Echo.

 

 

Grerëzat aziatikë duken të ngjashëm me grerëzat evropianë, megjithëse janë pak më të vegjël dhe priren të jenë të zeza ose kafe të errëta.

 

Kjo lloj grerëze,  ka një brez të verdhë të veçantë në pjesën e pasme, majat e verdha të ndezura në këmbë, një rrip të verdhë në bel dhe një kokë të zezë me një fytyrë portokalli ose të verdhë.

 

Ndërkohë, grerëzat evropianë, kanë këmbë me ngjyrë të errët. Natalie Bungay, menaxhere teknike e BPCA, tha: Nëse nuk jeni të sigurt se çfarë insekt po fluturon rreth kopshtit tuaj, kontaktoni me një anëtar të BPCA, i cili do të ketë njohuritë teknike për të identifikuar dhe trajtuar çdo infektim.