Disa mijëra persona u mblodhën në Serbi për të protestuar kundër projektit të nxjerrjes së litiumit që qeveria nënshkroi së fundmi me BE-në.
Protestat u mbajtën në mënyrë simultane në mbarë vendin, pas tubimeve të verifikuara në javët e fundit.
Akordi i fundit, që u arrit më herët gjatë muajit për nxjerrjen e materialit të rëndësishëm mund të reduktojë vartësinë e Evropës nga Kina.

Ai mund të ketë edhe efektin e tërheqjes së Serbisë, që ka marrëdhënie të ngushta me Rusinë dhe Kinën, duke e afruar me BE-në.

Sidoqoftë, pakti është kritikuar ashpër nga ambientalistët dhe grupet e opozitës, që argumentojnë se ai do t’i shkaktojë dëme të pakthyeshme ambientit dhe se do t’i sjellë fitime minimale qytetarëve serbë.

Presidenti Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se gërmimet nuk do të nisin përpara vitit 2028 dhe se qeveria do të kërkojë garanci përpara fillimit të procesit.

Ndërkohë, disa zyrtarë qeveritarë kanë propozuar mbajtjen e një referendumi./EuroNews