Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka urdhëruar heqjen e posterave pa shënimin ‘prodhuar nën përgjegjësinë ligjore e partisë përkatëse’.

 

Ka qenë kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, i cili ka bërë me dije lajmin duke thënë se posterat do të hiqen brenda ditës së premte të kësaj jave nga policia bashkiake dhe ajo e shtetit.

 

“Ne do urdhërojmë të hiqen materialet propagandistike të kujtdo subjekti zgjedhor që s’përmbajnë shënimin “Prodhuar nën përgjegjësinë ligjore të subjektit zgjedhor. Urdhërohet policia bashkiake të heqë këto postera. Deri në orën 24:00 të ditës së premte të kësaj jave do duhet të marrim informacion nga drejtuesit respektiv të policisë bashkiake dhe të shtetit mbi zbatimin e vendimit”- ka thënë Celibashi.