Zëdhënësi i policisë së shtetit në Beograd ka konfirmuar se arma e gjetur nga vendi i ngjarjes ku mbetën të vrarë 9 persona, ishte 9 mm dhe 14-vjeçari e kishte marrë nga banesa e babait të tij.

 

 

Sulmuesi, gjatë rrugës për në shkollë, la çantën e tij ku përgatiti katër bomba molotov, tha zëdhënësi në konferencën e  jashtëzakonshme për shtyp.

 

Në hyrje të shkollës, 14-vjeçari nxënës i klasës së shtatë ka nxjerrë menjëherë armën dhe ka qëlluar në drejtim të rojës së sigurisë.

 

 

Më pas ai ia ktheu armën drejt fëmijë të pafajshëm të ulur në tavolinat e shkollës, thotë zëdhënësi i policisë.

 

Ministri i Shëndetësisë konfirmoi se prej 8 nxënësve të vrarë, 7 ishin vajza dhe një djalë.