Të paktën dy persona humbën jetën në përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga kushtet e motit të keq në rajonin Emilia-Romagna në veri të Italisë.

 

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, dy persona humbën jetën ndërsa një llogaritet i zhdukur në katastrofën që ka goditur rajonin Emilia-Romagna.

 

Një nga të vdekurit ishte 80-vjeç dhe humbi jetën kur u përfshi nga ujërat e rrëmbyeshëm teksa po ngiste biçikletën në Castel Bolognese. Personi tjetër humbi jetën për shkak të rrëshqitjes së dheut në shtëpinë e tij në Fontanelice, Bolonja.

 

Guvernatori i Ravenës, Castrese De Rosa një nga qytetet e prekura në rajon, tha se 450 persona janë evakuuar dhe se kishte urdhëruar evakuimin e qytetarëve në zonën industriale. Ai tha se për shkak të rritjes serioze të nivelit të ujit të disa lumenjve në rajon, janë të detyruar të ndërpresin qarkullimi hekurudhor.

 

Shërbimi italian i zjarrfikësve ka bërë të ditur se që nga mbrëmja e djeshme ka kryer mbi 400 ndërhyrje shpëtimi në rajon./AA