Qeveria e Kosovës shkarkoi dje Ekipin Menaxhues për Asociacionin. Siç e tha edhe vetë Kurti, propozimi ishte larg asaj që Kosova mund të pranojë, ky ekip u shpërbë. Tash BE-ja, po deklaron që Kosvoa e ka shkelur letrën dhe frymën e marrëveshjeve të dialogut.

 

BE-ja, duket se është kundër këtij vendimi.

 

 

Zëdhënësi i BE-së Peter Stano, në një përgjigjje për Kallxo.com, këtë vendim e ka cilësuar si shkelje të frymës së marrëveshjeve të Brukselit, duke theksuar se këso hapa duhet të ndërmirren vetëm në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

 

“Sa i përket vendimit të raportuar të Kosovës për shpërbërjen e ekipit menaxhues, marrëveshjet e dialogut thonë qartë se ekipi menaxhues duhet të jetë në funksion deri sa të miratohet statuti i Asociacionit/Bashkësisë për Komunat me shumicë Serbe

 

“Kjo nuk është ende çështja. Drafti i parë i statutit u prezantua nga ekipi menaxhues më 2 maj në dialogun e nivelit të lartë, i cili tashmë nis procesin e negociatave. Prandaj, vendimi për shpërndarjen e ekipit menaxhues shkel letrën dhe frymën e marrëveshjeve të dialogut. Çdo vendim në lidhje me ekipin menaxhues duhet të miratohet në kuadrin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja”- deklaroi Stano.

 

Formimi i Ekipit Menaxhues ishte paraparë me marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013. Ky ekip ishte formuar nga ish-ministri i MAPL-së, Goran Rakiq.