Pesëmbëdhjetë persona humbën jetën pasi një transformator elektrik shpërtheu në brigjet e lumit Alaknanda në shtetin verior të Indisë Uttarakhand.

 

Autoritetet thonë se një zyrtar i policisë dhe pesë roje të shtëpisë janë në mesin e viktimave në aksidentin që ndodhi në rrethin e Çamolit.

 

Kryeministri i shtetit, Pushkar Singh Dhami, ka urdhëruar që të zhvillohet  një hetim për incidentin.

 

Policia thotë se të paktën 15 persona janë lënduar rëndë në aksident.

 

Ata po trajtohen në spitalin kryesor të qarkut. Kryeinspektorja e policisë së Chamoli, Pramendra Dobhal tha se ngjarja ndodhi mbrëmë, por iu raportua të mërkurën në mëngjes.

 

Sipas kanalit të lajmeve NDTV, transformatori shpërtheu dhe elektrizoi një urë që përshkon lumin pranë fshatit Pipalkoti në Çamoli.

 

“Ne morëm një telefonatë nga fshati se një roje kishte vdekur nga goditja elektrike. Kur policia shkoi për të kontrolluar ata zbuluan se 21 persona ishin goditur nga rryma dhe ishin plagosur rëndë. Pesëmbëdhjetë njerëz vdiqën në spital dhe pjesa tjetër janë në gjendje kritike,”-tha zoti Dhobal.

 

Vdekjet nga goditja elektrike raportohen shpesh në Indi, ku instalimet elektrike dhe infrastruktura e dobët shpesh çojnë në aksidente të rënda.