Parregullsia konsiderohet si një tipar i njerëzve të pavëmendshëm e për rrjedhojë edhe atyre më pak të zgjuar.
llt mund të punoni apo jetoni më qetë në një dhomë të parregullt mund të jeni më kreativë.
Këtë thotë edhe një studim i vitit 2013 nga Universiteti i Minesotas, i publikuar në revistën “Psychological Science”.
Ambienti ku jetojmë, ndikon shumë mënyrën se si sillemi në përditshmëri dhe përgjatë gjithë jetës.
Në këtë eksperiment u trajtuan dy grupe punonjësish ku grupi i parë me zyrat më të rregullta ishin më të përpiktë në procesin e punës dhe zakonisht konsumonin ushqim të shëndetshëm.
Ndërsa grupi tjetër i cili vepronte në një ambient më kaotik u vu re se ishte me kreativ gjatë procesit të punës dhe njëkohësisht ushqime më pak të shëndetshme.
Kështu për të gjetur zgjidhje të shpejta e shumë më kreative mesa duket duhet të dini paksa jashtë kornizave dhe të jeni spontanë e të çrregullt.
Si ta bëni këtë?
Kjo varet tërësisht nga ju dhe nga mënyra se si arrini të kombinoni mendimet tuaja. Sipas psikologut Joy Paul Guilford, truri mund të stërvitet të jetë më kreativ dhe produktiv në të njëjtën kohë.
Ndryshe quhet “të ëndërrosh me sy hapur”, kjo metodë ju ndihmon të stërviteni duke krijuar skenare të reja për çështje të përditshme.
Në këtë mënyrë mund të hapni horizonte të reja që përkthehet në më shumë mundësi për ju. Nuk do të thotë domosdoshmërish që duhet të humbisni kohë duke bërë gjithë ditën vetëm këtë proces, por udhëtimi me mendje ju ndihmon të gjeni zgjidhje të shpejta për probleme të vogla si dhe ju bën më kreativë.
Kjo mënyrë jetese pak më e shkujdesur se e zakonshmja me të cilën mund të jeni mësuar ju ndihmon t’i mendoni gjërat në një spektër të ri.
Gjithçka që duhet të bëni është ta lini mendjen tuaj të eksporojë në faza të reja të cilat mund t’ju mësojë mënyra të reja për të përballuar situatat e përditshme./AgroWeb.org