Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia pasi vodhi një automjet dhe një motor.
I arrestuari E. B. është autor i dy vjedhjeve të ndodhura gjatë javës së fundit, konkretisht më datë 27.04.2023, në rrugën “Hoxha Tahsim”, ka vjedhur me një karrotrec, automjetin e shtetases T. N., ndërsa më datë 03.05.2023, në rrugën “28 Nëntori”, ka vjedhur motorin e shtetasit A. H., të cilin më pas ia ka shitur shtetasit F. S.
Ndërkohë, përveç arrestimit të 38-vjeçarit, policia nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. S., 36 vjeç, banues në Tiranë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti i vjedhur dhe motomjeti i vjedhur, si dhe një aparat celular.