Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë ndaj tri të pandehurave, A.P., A.R., dhe R.K., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje, ndaj të moshuarës në qendrën strehimore “Orenda” kanë kryer veprën penale “Sulmi”.

 

“Sipas aktakuzë, tri të pandehurat në cilësinë e infermiereve në shtëpinë e kujdesit për të moshuar “Orenda”, me dashje dhe në bashkëkryerje përdorin forcën ndaj të moshuarës e cila ishte e vendosur në ketë strehimore, në atë mënyrë që pasi të pandehurat planifikojnë ta vënë nën kontroll viktimën e ndjeshme, me kërkesën e të pandehurës A.P., e pandehura R.K., e incizon me telefon, kurse e pandehura A.R., e kap përdore viktimën duke e mbajtur, e pandehura A.P., e godet disa herë me shuplakë viktimën e tri herë me gjunjë në pjesë abdominale, e të gjitha këto veprime përcjellën me video incizim dhe të qeshura nga tri të pandehurat.”, është bërë e ditur nga prokuroria.

 

Me veprimet e cekura më lartë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurat kanë përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë. /KosovaPress/