Dy persona humbën jetë dhe disa të tjerë u plagosën sot në një aksident hekurudhor pranë qytetit perëndimor të Gjermanisë, Këln, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve DPA.

 

Treni supozohet se u përplas me një grup njerëzish që po punonin në shinat afër qytetit Huerth. Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e urgjencës, policia dhe psikologët, ndërsa linja u mbyll për qarkullimin e mëtejshëm të trenave. Aktualisht nuk dihet numri i saktë i të plagosurve.