Ligji “Për tatimin mbi të ardhurat”, i cili u publikua në Fletoren Zyrtare në fillim të muajit maj, parashikon ulje të barrës tatimore për të punësuarit me pagë deri 60 mijë lekë.

 

Kjo masë lehtësuese nis nga data 1 qershor dhe është e parashikuar të zbatohet deri më 31 dhjetor të këtij viti.

 

Sipas ligjit, për pagat mbi 50 mijë lekë deri në 60 mijë lekë në muaj do të paguhet tatim mbi të ardhurat personale nga punësimi në masën 13 % vetëm për fashën 35 mijë lekë- deri 60 mijë lekë.

 

Ndërkohë të punësuarit që marrin një pagë më të vogël ose të barabartë me 50 mijë lekë në muaj nuk paguajnë tatim mbi të ardhurat, por vetëm kontributet për sigurime shoqërore dhe shëndetësore.

 

Për pagat mbi 60 mijë lekë në muaj, tatimi është zero për fashën e rrogës deri në 30 mijë lekë dhe 13 % për fashën 30 mijë lekë deri në 200 mijë lekë. Për pagat mbi 200 mijë lekë tatimi mbi pagën llogaritet 23 %.

 

Tabela e tatimit mbi të ardhurat personale nga punësimi për periudhën nga 1 qershor 2023 deri më 31 dhjetor 2023 është si më poshtë: