Një dhunues seksual dhe përdhunues nga Oklahoma, i cili u lirua nga burgu disa vite më parë, vrau gjashtë persona, gruan e tij, tre fëmijët e saj dhe dy miqtë e tyre.
Pas kësaj ai ka kryer vetëvrasje, raporton AP.
Jesse McFadden, 39 vjeç, thuhet se ka vrarë gjashtë persona në të njëjtën ditë kur do të dilte në gjyq me akuzën e kërkimit të fotove nudo nga adoleshentët ndërsa ishte në burg për përdhunim.
Në vitin 2003, McFadden u dënua me 20 vjet burg për përdhunimin e një vajze 17-vjeçare, por u lirua tre vjet më herët, pjesërisht për shkak të sjelljes së mirë.