A është më mirë të bëni dush natën apo në mëngjes? Ju mund të prisni që t’ju japim një përgjigje të qartë për këtë enigmë… por edhe për ne është ende e pa qartë. Ata që preferojnë dushin gjatë natës zakonisht pretendojnë se është më mirë të lajnë të gjithë papastërtitë që kanë mbledhur gjatë ditës për të parandaluar përhapjen në shtratin tyre. Kjo duket se ka kuptim nëse endeni shumë duke mbledhur papastërti në lëkurën tuaj, ose nëse bëni ushtrime para se të shtriheni për të fjetur.

 

 

Për fat të keq, ekziston ende një shans që ne të përhapim papastërti rreth shtratit tonë edhe pas dushit. “Njerëzit priren të djersiten natën”, shpjegoi Gary Goldenberg, një dermatolog në New York për “New York Times”. “Kur zgjoheni në mëngjes, ka shumë djersë dhe baktere nga çarçafët që thjesht po qëndrojnë në lëkurën tuaj”. Sigurisht, ekziston argumenti se larja para gjumit mund të ndihmojë potencialisht në minimizimin e nivelit të mikrobeve të natës në të cilat rrokullisemi në vend që t’i grumbullojmë njëra mbi tjetrën.

 

Nga ana tjetër, dushi në mëngjes, siguron që çdo ditë ta filloni të freskët. Mund t’ju ndihmojë gjithashtu të ndiheni të zgjuar dhe vigjilent. Sipas profesorit të Harvardit, Shelley Carson, është veçanërisht e dobishme për ata që kanë nevojë për të rritur kreativitetin në punët e tyre çdo ditë. Në thelb, orari juaj i dushit duket se varet nga fakti nëse keni nevojë për më shumë ndihmë për të fjetur gjatë natës apo për të rritur kreativitetin tuaj çdo ditë.