Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka përkujtuar sot punonjësit e Policisë së Shtetit të rënë në krye të detyrës.
Në Ditën e Dëshmorëve, Çuçi thekson se emri dhe vepra që kanë lënë pas do të jenë të përjetshme.
“Lavdi atyre që në kujtesën dhe historinë e Shqipërisë kanë për të mbetur të pavdekshëm falë veprës e sakrificës sublime që bënë. Lavdi dëshmorëve të Policisë së Shtetit, që përtej plagëve të pangushëllueshme që kanë hapur në shpirtin e familjeve të tyre, emri dhe vepra që kanë lënë pas do të jenë të përjetshme”, shprehet ministri në një postim në rrjetet sociale.